Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Aivo Orav

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë.

Sipas BE-së, ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2024 dhe do të ketë një mandat fillestar prej dy vjetësh, duke pasuar Tomas Szunyog, që ka qenë në këtë post që nga viti 2020.

“Orav do të ketë rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila bashkëpunon me rajonin. Ai po ashtu mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në. Ai do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë përparimin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet evropiane”, tha BE-ja.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Orav aktualisht është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE./REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK