Ajazi: Meta-Berisha, dhe Lulzimi në mes

Ajazi: Meta-Berisha, dhe Lulzimi në mes

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Ilir Meta nuk e ka harruar edhe këtë vit, ditën e lindjes së “mikut” të tij më të mirë dhe më besnik Sali Berisha, madje nuk ka munguar për ti nisur në 75 vjetorin e tij 75 trëdafila, verë, dhe urim të dedikuar deri në rrjete sociale. Dhe në fakt “miqësia” e Metës dhe Berishën, asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme se sot, madje edhe më e fuqishme se koha kur qeverisnin bashkë, me Lulzimin në mes. Madje edhe shakatë dhe barcaletat me “kripë” në sallën e Parlamentit kur qeverisnin, ata i bënin kur mes tyre ishte pikërisht kryetari i sotëm i PD. Dukej sikur mes tyre ishte “karroca e Dylit”, të cilën ata e llokoçisnin sa këtej sa andej, duke i treguar atij se “jemi ne, pastaj vjen ti”.

Dhe në fakt 75 karaifilat e Metës në këtë 75 vjetor të Doktorit, treguan se “miqësia” e tyre mbetet akoma ajo e kohës së “bllokut”, dhe se as rruga e Kombit dhe as 21 janari i Lulzimit, nuk mund ta zhbëjnë atë. Doktori nuk e ka për gajle të sakrifikojë Lulzimin për Metën, dhe kjo po duket edhe në ngjarjet e muajve të fundit, kur ish-opozita e vjetër ka nisur dhe vazhdon me pathos , ti bëjë avokatin kreut të shtetit që ka shkelur Kushtetutën, dhe ka tejkaluar çdo kompetencë që i jep detyra dhe posti.

Por për Doktorin 75 vjeçar, nuk ka rëndësi as ligji, as Kushtetuta e Shqipërisë, (madje nuk kanë patur kurrë edhe në kohën e kolerës) pasi për atë rëndësi kanë “parime” të tjera aspak demokratike dhe aspak politike. Ato kanë të bëjnë me histori “blloku”, me histori “rruge kombi”, me histori ngjarjesh në bulevard, për të cilat ai është i gatshëm të hedhë tutje (siç do ta hedhë shumë shpejt) edhe Lulzimin e tij, për të krijuar një tjetër lider opozitar.

Gjithmonë njeriu që u piketua qysh nga koha e KOP-it për ministër qeverie, dhe pastaj edhe për kryetar PD, ka qenë në mes, si një dëshmitar real, i gjithçkaje që ka ndodhur nga 2005 deri në 2013, dhe pse jo, edhe më pas deri sot. Për 75 vjeçarin Berisha, sot nuk ka më rëndësi Lulzim Basha, të cilit “ja pa hajrin” prej janarit deri sot. Rëndësi sot ka Ilir Meta, njeriu i piketuar nga Doktori si “opozitaristi” që pritet ta nxjerrë jashtë loje Lulzimin e SHQUP-it.

Miqësia Meta-Berisha, është një histori e gjatë, e gjërë dhe shumë e thellë, e cila ndoshta herë-herë duket sikur po vjen drejt fundit. E ndërsa Berisha ka ardhur në moshën e pensionit politik, duket se edhe Ilir Meta miku i tij “në ditë të vështirë”, nuk e ka të lehtë, dhe i vetmi që mund t’i ndjellë ata është vetëm Lulzim Basha. Lëvizjet e fundit të Doktorit brënda SHQUP-it, sëkëlldia që ai ka patur pas ardhjes së Iletit nga Turqia, dhe dështimet e Lulzimit, po tregojnë se po përpiqet nën rrogoz, të gjejë pasardhësin e tij.

Duke menduar dhe parandjerë se fundi i tij politik do të jetë tragjik, duket se 75 vjeçari Berisha, ka vendosur të spostojë të përzgjedhurin e tij, dështakun e tij, dhe ta zëvëndësojë me njeriun e bllokut, që për hir të së vërtetës, duhet thënë se e njeh shumë mirë teorinë dhe praktikën e largimit të “faux temoin”.

Meta – Berisha dhe Lulzimi në mes, mbetet gjithsesi një histori me shumë të panjohura, të cilat ndoshta nuk do të dalin kurrë, edhe kur Doktori të shpallë një kryetar të ri opozite në godinën e vjetër. E rëndësishme është që Lulzimi ta kuptojë vetë, se koha e tij në PD mbaroi, dhe se 75 vjeçari Berisha, ka “kthyer” mëndje , po kërkon “pranverë” të re në partinë e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/10/2019 22:14

    Berisha se shpejti thyen qafen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit