Ajazi: Partia Demokratike si 'OPGJ' e madhe

Ajazi: Partia Demokratike si 'OPGJ' e madhe

Lodhen  kot policët, prokurorët, gjyqtarët, agjentët e antikrimit, lodhen kot specialistët e krimit të organizuar, sepse OPGJ-të  e vërtetë do ti gjejnë në Partinë Demokratike.

Gjithmonë kur ka një aksident fatal, gjithmonë kur ndodh një krim brënda familjes, gjithmonë kur ndodh një përplasje bandash, gjithmonë  kur ndodh një  vrasje e ndonjë personi të shpallur në kërkim, gjithmonë kur ndodh një arrestim i shumëpritur, madje edhe ndonjë vjedhje dyqani, do të jenë ata, “oficerë  e policisë gjyqsore” të Partisë Demokratike që do të japin  verdiktin e “saktë” të ngjarjes.

Shqiptarët  janë mësuar tanimë, madje qysh nga koha e Doktorit me shprehje si “ishte  një krim i shëmtuar qeveritar, ishte një krim i mbështetur nga Rama, ishte një larje hesapesh për pronat në bregdet”, dhe plot  e plot  mysybete  të tilla do të dëgjosh nga goja e Gazit, Lulzimit, Flamurit, Enkeledit, Ervinit, dhe vulën ja vendos pastaj postimi në fb i Doktorit.

Ende pa vajtur  grupi hetimor në vendin  e ngjarjes, janë ata “OPGJ” e SHQUP-it, që japin versionin e  “saktë” të ngjarjes. Po si nuk e kuptoni  o “politikanë” të rastësishëm, se krimin  nuk  e dekurajon  nxitimi  juaj  i qëllimshëm, se hetimin nuk e ndihmon shkaja  juaj  bajate, se organet  ligjzbatuese  nuk  ndihmohen  kurrë  nga ju duke bërë  “specialistin” nga zyrat  e  SHQUP-it, por  duke heshtur e duke i  mbështetur ato  fuqishëm.

O “oficerë të pashkollë  të policisë gjyqsore”  që keni mbushur SHQUP-in, dhe  që fatkeqsisht  në rrjetën tuaj kanë rënë  me dashje  edhe aleatët dhe dashamirësit e rakisë, si nuk e kuptoni  se Shqipëria  po vuan  sot, pasojat e  qeverisjes  tuaj  skandaloze, përgjatë  së cilës lindën,  u  fuqizuan  e konsolizuan vjedhësit e votave, bandat, banditët, trafikantët  dhe kontrabandistët të cilët e kishin selinë blu si shtëpinë e tyre deri në 2013.

Si  e harruat  kaq  shpejt “seksionin”  e organizimit  të zgjedhjeve  në çdo degë të PD në rrethe, që mbushej me  lista emrash “të fortësh” duke i ndarë  ata sipas zonave, lagjeve, qyteteve, fshatrave, duke u dhënë  atyre mbështetje  financiare, logjistike dhe politike, vetëm e vetëm  t’ju  siguronin fitoren.

I  përdorët, i mbajtët pranë, i bëtë me prona  dhe para, i  bërë  shefa  komisariati  dhe drejtorë, e  ata pastaj  mbushët zyrat  e  administratës me mediokërr  dhe “garipa” të partisë. Si  dilni sot, dhe mbroni  një prokuror  që  ka qenë dhe mbetet i përfolur për shkak të detyrës, që mbetet  i shigjetuar nga krerë  të shtetit dhe  drejtues  dikasteresh për lidhje me elementë të  dyshimtë, si  nxituat  dhe deklaruar “është krim  qeveritar”, kur  prokurorët  nuk  kanë nisur  akoma nga puna për sqarimin e ngjarjes ?

O “oficerë të policisë gjyqsore” të SHQUP-it, që  keni  marrë  përsipër  të jepni  përfundime  të  çdo hetimi që nis për çdo  figurë  të korrupsionit  dhe krimit, duke i marrë  në mbrojtje  ata, si  nuk  turpëroheni  kur  sulmoni  institucionet e drejtësisë, duke  përgojuar  gjithë  ditën ata  që punojnë  edhe në  kushte të vështira, ata që ndeshen me krimin, dhe  ata që prekin “miqtë” tuaj  të hershëm.  Ndajeni mëndjen, o bëni politikë dhe opozitë,  o  bëni  hetime paralel  mbi  çdo  vrasje, plagosje, largim  nga  puna, trafik  droge, kontrabandë dhe  korrupsion, sepse jeni kthyer  në një seksion të madh OPGJ-sh,  dhe  po gajasni  dynjanë. Ju  sot i  kujtoni  shqiptarëve, kohën  e Enver Hoxhës, kur  para  çdo  hetimi, fliste  partia, ajo  jepte  e para  vendimin,  duke paracaktuar   sa  vjet  do të dënohej  personi  i arrestuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë