Ajazi: Tani ke vetëm një rrugë, Lulzim!

Ajazi: Tani ke vetëm një rrugë, Lulzim!

Humbe Lulzim humbe, për herë të katërt humbe. Madje humbe edhe më thellë se në 2015, 2017 , humbe edhe më thellë se në 2011, edhe pse e “fitove” cekët mandatin e kryebashkiakut. Humbe Lulzim, tani është rradha tënde të reflektosh dhe tu tregosh edhe ndjekësve të tu besnikë, se edhe ti tërhiqesh, dorëhiqesh, përpiqesh, por nuk fiton kurrë duke patur mbi krye Të Madhin. Humbe Lulzim, humbe më thellë se PD në 2013, apo në 2015, humbe kredibilitetin, besimin, humbe shpresën edhe të atyre që mban pas, edhe të atyre që ti i quan aleatë, dhe që deri dje vinin tek SHQUP-i dhe deklaronin se “ti ishte kryetari opozitës”.

Nuk të duhen më ofiqet Lulzim, tashmë të duhet reagimi qytetar, si një politikan i përgjegjshëm, duke u shkëputur përgjithmonë nga kthetrat e Të Madhit, duke dalë krejtësisht i pavarur. Nuk shkon më të hiqesh sikur “të vodhën votat, të blenë votat, mbushën kutitë me vota”, dhe t’ua shesësh demokratëve se “ja Rama sërish i vodhi votat”. Nuk e ha njeri më meselenë e vjetër dhe të dalë boje. Politikën që ti bëre në këto vite, dhe veçanarisht në këto 6 muaj, nuk do ta kishte bërë as një kryetar partie në rrethe, duke qenë totalisht nën tutelën dhe trysninë e Të Madhit.

Nuk shtyhet me “gjasme” politika Lulzim, nuk shtyhet me “hajd se kaloi edhe kjo rradhë”, pasi politika është shkencë më vehte dhe jo kushdo e bën, jo kushdo e arrin ta perceptojë, jo kushdo arrin të kuptojë në kohë momentin kur duhet të rrish, kur duhet të vazhdosh, apo kur duhet të largohesh. Eshtë rradha tënde , të bësh të fundit, pasi edhe pas 3 apo 6 muajsh të bëhen zgjedhjet lokale, edhe në 2021, sërish PD do të humbë thellë e më thellë, me ju dhe ekipin tuaj.

Në Partinë Demokratike që drejtoni ju Lulzim, duhet bërë qilizëm, duhen përmbysur nga e para gjithçka, dhe duhet nisur nga fillimi. Koha nuk pret, ndaj në vend të lëshosh akuza dhe denoncime pa asnjë bazë ndaj KQZ, apo dhe qeverisë se “paska vjedhur votat”, do të ishte brilande që demokratët e zhgënjyer dhe shqiptarët, të dëgjonin nga ju tërheqjen, largimin nga drejtimi i PD, bashkë me shpurën kaotike dhe apatike që ka degraduar gjithçka me vlerë në atë parti.

Nuk ka shqiptar sot, nuk ka demokrat sot, që të jetë dakort me ju Lulzim, pasi deklaruat prej 6 muajsh se “do të bëhet hataja, nuk ka zgjedhje, Rama iku, fituam ne”, dhe dolët më të plakur si parti, dolët më të humbur , duke qenë në kufijtë e mbijetesës politike. Humbja e 30 qershorit, ishte dhe do të mbetet totalisht futurë për ju, dhe kupolën drejtuese të një partie që prej 6 muajsh, merret me kapsolla, molotovë, fishakzjarre, presione, kërcënime, djegie, dhe jo faturë e demokratëve të thjeshtë, që kurrë nuk kanë qenë, dhe nuk janë dakort me veprimet dhe deklarimet tuaja.

Ju e keni zhytur PD në humnerën e thellë, nga ku duhen vite të dalë prej andej, një parti e krijuar mbi ëndrrat e rinisë dhe shtresave më të përndjekura të vendit. PD ka rënë sot nën nivelin e LSI, e cila luan me “qarin” në gjoja opozitën që bën, por e bindur se në greminën e saj, po merr me vehte edhe partinë e demokratëve. Loja me sentimentet e mijëra demokratëve duhet të marrë fund, ashtu siç duhet të marrin fund skenarët dhe lojërat qesharake me “vjedhje votash” në një kohë që pritet me padurim reagimi i humbësve, i atyre që sot duhej të strukeshin zyrave të SHQUP-it, dhe jo të bënin viktimën elektorale të radhës. (TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte PD,Poshte Luli: 01/07/2019 21:52

    Shkrim shume I sakte!Nuk I levizet presja,e turperoi partie demokratike aq shume sa s'ka ky karta e djegur!!!

    Përgjigju
  • Tir: 01/07/2019 21:50

    Z.Artur ! Kot u lodhe e u perpoqe se Lulushja nuk ka koqe

    Përgjigju
  • O tej: 01/07/2019 21:05

    A Luli me vra vedin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja