Ajeti dhe Agolli: Krenarë që jemi
pjesë e kombëtares në Euro 2016

Ajeti dhe Agolli: Krenarë që jemi<br />pjesë e kombëtares në Euro 2016
Arlind Ajeti, që shënoi golin e parë me fanellën e përfaqësueses, në miqësoren e fundit ndaj katarit (3-1) dhe Ansi Agolli, i shpallur sërish kampion në Azerbajxhan, kanë dhënë mendimet e tyre mbi angazhimin aktual kuqezi, por edhe situatën personale në klubet respektive, në konferencën e djeshme për shtyp.

Ajeti
“Jam i kënaqur që shënova golin e parë me kombëtaren, ndaj Katarit. Shpresoj të luaj titullar edhe në Francë e të jap kontributin tim. Gjithë reparti i mbrojtjes së kombëtares ka cilësi shumë të mira, por në fund është De Biazi, ai që vendos. Po kaloj një formë të mirë fizike dhe shpresoj që të shënoj edhe në “Euro 2016”- ka thënë mes të tjerash Arlind Ajeti.

Agolli
Nga ana e tij, Ansi Agolli, një nga veteranët e saj, ka theksuar: “Harmonia që ekziston në kombëtare është shumë e rëndësishme dhe dita e djeshme, e veçantë për ato që bëmë, i ka shërbyer diçkaje të tillë. E ndiej veten me fat që jam pjesë e këtij grupi, që ka arritur këtë sukses historik. Kalimi i grupit? Nëse luajmë si në fushatën kualifikuese, pse jo, kemi shanse. Rivalët në grup janë njëlloj me ato që kishim në kualifikuese.”

Stërvitja
Stërvitja e fundit e Kombëtares në Bad Ëaltersdorf me grupin e 27 lojtarëve u zhvillua me intensitet të jashtëzakonshëm. Në ethet e listës përfundimtare për Euro 2016, impenjimi i lojtarëve ishte maksimal.

Puna e kryer nën drejtimin e zv.trajnerit, Paolo Tramezzani dhe e vëzhguar nga Gianni De Biasi, u bazua te zhvillimi i aksioneve, të cilat finalizoheshin me goditje drejt portës, me stafin teknik që kërkoi gjatë gjithë kohës ritëm dhe dinamizëm.

Me Ledian Memushaj dhe Ergys Kaçe-n, që iu bashkuan skuadrës, 25 futbollistë u ndarë në 4 grupe, nën vëzhgimin e presidentit të Federatës së Futbollit, Armand Duka, i cili qëndroi pranë skuadrës në Austri. Mesfushori Burim Kukeli punoi i diferencuar në palestrën që ndodhet në fushat stërvitore me përgatitësin fizik, Alberto Belle, ndërsa portieri i tretë, Alban Hoxha u stërvit veçmas me trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqi.

Programi
Prej së mërkurës, stërvitjet e Kombëtares do të vazhdojnë me grupin e reduktuar prej 23 lojtarëve që do të paraqiten në Euro 2016. Në datën 2 Qershor skuadra do të udhëtojë drejt Bergamos nga aeroporti i Gracit. Kuqezinjtë do të zhvillojnë një seancë stërvitore në tokën italiane, përpara miqësores së 3 Qershorit me Ukrainën, që është edhe prova gjenerale për finalet e Euro 2016.


a.n/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve