'Ajo po e përdor Bardhin', debat i ashpër mes Meritonit dhe Sarës: Nuk je avokati atij

'Ajo po e përdor Bardhin', debat i ashpër mes Meritonit dhe Sarës: Nuk je avokati atij

Sara ka debatuar ashpër me Meritonin pak ditë më parë, ndërsa ky i fundit u shpreh se ajo po e përdor marrëdhënien e saj me Bardhin për lojë.

I pyetur gjatë prime-t, Bardhi tha se u ka kërkuar “armëpushim” derisa të qetësohen gjakrat. Ai theksoi se nuk do të donte të zgjidhte midis shokut dhe të dashurës.

Nga ana tjetër, Sara është shprehur se nuk është vendi i Meritonit të ankohet për pakënaqësitë e Bardhit në marrëdhënie.

Meritoni, sipas Sarës, është thjesht një palë e tretë që me ndërhyrjet që po bënë duket sikur po faktorizohet ai më shumë nga Bardhi sesa ajo.

Bardhi: E diskutova pas debatit, shkaku që njihem me Sarën se ma prezantoi ndryshe kur hyra. Diskutova dhe e pyeta si të duhet hisoria, unë i thash nëse keni konsideratë për mua të paktën flisni. Unë nuk dua të zgjedh mes shokut dhe të dashurës. Unë dhe Sara nuk e kemi përdorur njëri-tjetrin këtu.

Meritoni: Ishte tek pjesa kur treguam sekrete dhe për shkak të reagimit bëra një batutë. Më pas ndërhyri Sara, të cilës i thash që po nxjerr çdo gabim të Bardhit në pah. Që është favorizuar nga Bardhi kjo është e qartë.

Sara: Meritoni ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të Bardhit. Ia kam shpjeguar edhe gjatë javës. Nëse ky nuk ankohet ti nuk ke të drejtë të ndërhysh. Je palë e tretë këtu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë