Lady Gaga fitoi dy çmime në ceremoninë “Critic’s choice” si këngëtarja dhe si aktorja më e mire në rolin e Ally-t në filmin “A Star Is Born”. Ajo mbajti një fjalim pas marrjes së çmimeve.
“Unë do të doja t’ja kushtoj këtë çmim sonte të gjithë njerëzve që kanë vuajtur nga varësia nga alkooli dhe kanë parë të dashurit e tyre të vuajnë. Ky është ylli i vërtetë i filmit. Ylli i vërtetë nuk jam unë, është trimëria dhe këmbëngulja,”- tha Gaga.
Por këngëtarja braktisi menjëherë festimet dhe shkoi direkt pranë kalit së saj të sëmurë, i cili ishte në momentet e tij të fundit.
“Më vjen keq të them që pas shfaqjes mësova se engjëlli im i dashur , Arabella, po vdes. Unë po nxitoj për tek ajo tani për t’i dhënë lamtumirën. Emri i saj do të thotë ‘dorëzim në lutje’. Ajo është dhe ishte një kalë i bukur. Shpirtrat tanë ishin një. Kur ajo ndjente dhembje, ashtu ndjehesha edhe unë. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që kemi ndarë së bashku,”- shkruan ylli i “A Star Is Born” në rrjetet sociale.