Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh për qytetarët në rrjetet sociale, duke vënë në pah vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka zgjedhur tingujt karakteristikë të fyejve nga Gramshi, duke i cilësuar ato si një pasuri të veçantë të kulturës popullore.
“Mirëmëngjes dhe me tingujt e veçantë të fyejve të Gramshit, një trashëgimi e bukur e kulturës sonë popullore, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në rrjetet sociale.
Në videon e shpërndarë theksohet gjithashtu se çdo gjë që vjen nga rrënjët tona nuk humbet kurrë, pavarësisht se koha ndryshon.
“Ky tingull nuk vjen nga skena, vjen nga mali, nga toka, nga kujtesa. Koha ndryshon, qytetet rriten, por fryma mbetet. Dhe sa kohë që fryma jeton identiteti nuk shuhet, sepse ajo që vjen nga rrënjët nuk humbet kurrë”, thuhet në videon e kryeministrit.
Komente










