Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet

Ajola Xoxa rreth 1 orë në SPAK, nuk jep sqarime: Pranoj të pyetem pasi të njihem me të gjitha aktet

Xoxa në SPAK

TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje si person nën hetim. Xoxa ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 1 orë, e shoqëruar nga avokati i saj.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Xoxa nuk ka pranuar që të japë sqarime, pasi ka deklaruar se do pranojë të pyetet vetëm pasi të njihet me të gjitha aktet. Të njëjtat burime thonë se të njëjtin qëndrim një ditë më parë ka mbajtur edhe Veliaj para prokurorit Ols Dado.

Veliaj u shoqërua dje, 20 mars, nga paraburgimi i Durrësit në SPAK, pasi ndaj tij nisi një hetim i ri, pasi dyshohet se ka thyer rregullat e paraburgimit duke folur me bashkëshorten me telefonin e një punonjësi të grupit të shoqërimit në furgonin e burgjeve për në GJKKO. Telefonata u zbulua nga celulari i Ajola Xoxës i cili është vënë në përgjim.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa në masë detyrim paraqitje edhe për akuzën e fshehjes së pasurisë është në hetim edhe bashkëshortja e tij. 5 biznesmenë akuzohen për korrupsion me masë detyrim paraqitje, ndërsa sipërmarrësi Elman Abule në "arrest shtëpie", i dyshuar edhe për pastrim parash.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 22/03/2025 05:06

    C'FARE SQARIMESH TE JAPI AJOLA,,AJO NUK DI KU KA KOKEN TANI,,,JANE BERE DOSJET MULLAR E CARCAF...

    Përgjigju
  • Kimi: 21/03/2025 13:40

    Askush nuk e detyron te flase me zorr. Edhe kur te denohen dhe tu konfiskohen pasurite e vjedhura le mos te flasin. Faktet jane te qarta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit