TIRANË - Aleanca Kuq e Zi reagoi pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Stavros Dimas, sipas të cilit, dënimi me një vit burg i kreut të Omonias në Korçë është turp për drejtësinë shqiptare. Sipas Aleancës Kuq e Zi Athina vijon të ndërhyjë në sovranitetin e vendit.
“Athina digjet diplomacia greke krihet. Ndërhyrja e Athinës është precedent unik. Turp heshtja e diplomacisë shqiptare. Tirana zyrtare heshti përpara kësaj përdhosje të radhës së identitetit dhe dinjitetit kombëtar”, theksohet në deklaratën e AK.
theksohet në deklaratën e Aleancës.
Në deklaratën e tij dje, kryediplomati grek citoi Progres Raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku thuhet se standardet evropiane në drejtësi janë ende në fazë të hershme.

(aq/shqiptarja.com)