TIRANE - Aleanca kuq e zi reagoi ndaj deklaratave të Ministrit Panariti duke e quajtur antikushtetuese marrëveshjen detare me Greqinë dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të negociohet.
“Për Aleancën KuqeZi çdo rinegociim i marrëveshjes detare me Greqinë është akti tradhtie mbi interesat e kombit shqiptarë dhe Republikës së Shqipërisë. Bëri mirë ministri i Jashtëm që na informoi pas muajsh heshtjeje që grupet e punës po punojnë për riformulimin e marrëveshjes e cila mesa dukët deri në shtator kur Panariti do të takojë Avramopullos do të jetë gati, e hartuar dhe përpiluar sipas interesave të Athinës zyrtare”, njoftoi mes një deklarate për shtyp përfaqësuesi i AK, Redi Ramaraj.
AK i bëri thirrje ministrit Panariti dhe homologut të tij grek, Avramopulos, të mos guxojnë të prekin kufijtë e Shqipërisë, në të kundërt do të përballen me protesta masive të shqiptarëve.
“I rikujtojmë Ministrit të Jashtëm Panariti që të mos tentojë, as më mbështetjen e Sali Berishës dhe Antonio Samaras që të prekë dhe ndryshojë kufijtë e Republikës së Shqipërisë pasi do të përballen me protesta masive të cilat ne epiqendër të tyre do të kenë ndëshkimin e tradhtarëve të kombit shqiptarë”, deklaroi sot AK.
Sipas AK kufijtë e Shqipërisë janë të pa prekshëm.
(gm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com