TIRANE- Aleanca KuqeZi protestoi sot përpara godinës së Parlamentit Shqiptarë duke shprehur frymën kundërshtare mbi emerimet e reja në qeverinë Berisha. Aleanca KuqeZi kundërshton dhe e konsideron tradhëtare emërimet e reja në ekzekutiv, si ai i Vangjel Tavos i cili përfaqëson dhe mbron interest e Athinës zyrtare.

Aleanca KuqeZi denoncon me forcë sot provokimin e rradhës që kryeministri Berisha i bën qyetarëve shqiptar. Në javën e camërisë, ai propozon ministrin e Greqisë. Berisha me Vangjel Tavon e con në 20% përfaqësimin grek në qeveri. Emërimi i grekut Tavo si ministër është një tradhëti dhe provokim për kauzën came pikërisht në javën dhe në përvjetorin e masakrave greke ndaj camëve.- deklaroi përfaqësuesi i Aleancës KuqeZi Z.Augent Xhaferaj.
(sg/shqiptarja.com)