TIRANE-Aleanca Kuq e Zi u ka kërkuar sot të rinjve të jenë aktivë në politikë, që të cojnë përpara ëndrrën dhe aspiratën e shqiptarëve për tu integruar në familjen e madhe europiane. Gjatë një tubimi të organizuar në Qytetin-Studenti, me rastin e Ditës së Europës, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, deklaroi se rinia duhet të jetë më shumë e përfshirë në politikë.
“Të vjetrit në politikë janë kundër bashkimit dhe integrimit. Në AK nuk ka asnjë ish-deputet, ish-ministër, ish-kryeministër apo ish-president. Nuk bëhet Shqipëria nëse nuk ngrihet në këmbë rinia” – theksoi gjatë fjalës së tij Spahiu. Në përfundim të këtij aktiviteti pjesë e Aleancës Kuq e Zi janë bërë një numër i madh pedagogësh dhe studentësh.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com