KAVAJE – “Zbrisni nga ‘Titaniku PD’ se po mbytet”. Ky është apeli që lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, i drejtoi sot qindra qytetarëve të Kavajës gjatë një tubimi në këtë qytet ku AK shpalli edhe anëtarët delegatë.
“Flakni teserat e partive dhe bashkohuni kuq e zi”, tha Spahiu përpara simpatizantëve të tij, ndërsa akuzoi forcat politike në vend se “tradhëtuan idealet, kauzën, njerëzit”.
“Kavaja ka dhënë shumë dhe ka marr pak për demokracinë”, tha lideri i AK duke shtuar se “Kavaja përmbys sistemet politike”. Më pas ai vazhdoi edhe me akuzat ndaj Partisë Demokratike e cila “rrënoi Kavajën nga qytet në kooperativë bujqësore. PD shkeli besimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve”.
Spahiu shoqërohej në tubim edhe nga familjarët e dëshmorëve të Kavajës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com