AK, Qeveria dhe MPJ të hapë
konsullatën shqiptare në Çamëri

AK, Qeveria dhe MPJ të hapë <br />konsullatën shqiptare në Çamëri
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar sot Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme hapjen e konsullatës shqiptare në Çamëri. Sekretarja për Çështjet e Integrimit në AK, Maragarita Kola, në një deklaratë për mediat, tha se AK “e ka shpallur një prej prioriteteve të saj themelore respektimin e detyrimeve kushtetuese të Shtetit Shqiptar ndaj shtetasve dhe bashkëpatriotëve tanë kudo në botë”.

Gjithashtu, ajo thotë se, ky detyrim kushtetues nuk ka gjetur zbatim as nga struktura e shërbimit diplomatik të vendit në botë.

Sipas AK, “një Zyrë Konsullore në Çamëri do i shërbente përmirësimit të shërbimit juridiko-konsullor atje në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe grekë, do të shpejtonte dhe do të ngrinte cilësisht shërbimet civile e administrative ndaj tyre si dhe do t’i kontribuonte bashkëpunimit ekonomik e tregtar, turistik e kulturor midis dy vendeve”.

Aleanca Kuq e zi, bën të ditur se dhe “shteti fqinj Grek, përveç Ambasadës dhe konsullatës në Tiranë ka hapur edhe dy zyra konsullore, në Korçë dhe në Gjirokastër, në shërbim të minoritarëve grekë, por edhe të qytetarëve shqiptarë”.

(bd/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!