AK: Shqipëria e Kosova në
BE pa Berishën e Thaçin
Aleanca KuqeZi doli sot përpara opinionit publik për të denoncuar , sipas tyre, deklaratën e Kryeministrit Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. AK" Berisha tregoi fytyrën e vertetë të tij ashtu sikundër bëri vite me parë duke thyer embargot ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe furnizuar atë me naftë me vendime të fshehta dhe antikombëtare.
TIRANE- Aleanca KuqeZi doli sot përpara opinionit publik për të denoncuar , sipas tyre, deklaratën e Kryeministrit Berisha për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
“Mbrëmë kryeministri me vendosmëri deklaroi së është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, madje ai është kategorikisht kundër, duke e bazuar vizionin e të ardhmës së shqiptarëve vetëm më integrimin në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratë e AK.
Kryeministri, sipas AK, foli dje dhe tregoi fytyrën e vertetë të tij në lidhje me cështjen kombëtare dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ashtu sikundër bëri vite me parë duke thyer embargot ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe furnizuar atë me naftë me vendime të fshehta dhe antikombëtare.
“Kryeministri foli, por harroi se historia e ka lënë dhe do ta lërë akoma më shumë pasi nuk do mundet të pengojë ëndrrën shekullore të shqiptarëve bashkimin e trojeve të tyre. Në këto kushte Aleanca KuqeZi i bën thirrje mbare popullit shqiptarë që të mos ndikohet nga deklaratat demode të kryeminstrit të Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve dhe i kujtojme shqiptarëve së largimi i Sali Berishës është e vetmja altërnativë për të realizuar ëndrrën shekullore për bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Aleanca KuqeZi deklaron së rruga drejtë Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Kosovën duket afër por në fakt është shumë larg si pasojë e qeverisjes së dobët të Sali Berishës dhe Hashim Thaçi të cilët i kanë lënë dy vendet tona të fundit në rajon në proceset integrese dhe të parat për korrupsion.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 3872
Lajme të tjera
-
Zelensky: Ne po presim armët nga partnerët për të nisur kundërsulmin
25 Mars, 12:20
-
Vidhet gjatë natës kasaforta e një servis makinash në Përrenjas
25 Mars, 12:03
-
Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë
25 Mars, 11:59
-
Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash
25 Mars, 11:52
-
Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Pejë, 8 persona dërgohen në spital! Tymi i zi 'mbulon' qiellin (VIDEO)
25 Mars, 11:47
-
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
25 Mars, 11:36
-
Në kërkim për plagosjen e të dashurës, policia kontroll në banesën e Fatbardh Dervishit në Durrës! I gjenden armë, në pranga babai i tij
25 Mars, 11:33
-
E djathta përmbys e Foltores
25 Mars, 11:17
-
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: Beteja për Bakhmut 'stabilizohet'
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Digjen mbetje poshtë urës në lumin e Drojës, shtëllungat e tymit mbulojnë autostradën dhe zonën në Fushë-Mamurras
25 Mars, 11:14
-
VIDEO/ Ekspozita e kryeministrit në Athinë, Berisha: Rama shëtit nëpër botë duke ekspozuar zhgarravina
25 Mars, 11:11
-
Zelensky: Kina nuk e ofroi veten si ndërmjetës
25 Mars, 11:07