FIER- Në prag të takimit Rama-Berisha nga qyteti i Fierit lëvizje politika Aleanca Kuq e zi kërkon që ky takim të bëhet publik dhe transparent. Lideri i kësaj lëvizje Kreshnik Spahiu është shprehur kritik ndaj këtij takimi duke parlajmëruar se kur takohen dy të mëdhenjtë e politikës vendi futet në krizë.
“Rama-Berisha ndryshuan Kushtetutën për 24 orë” paralajmëron Spahiu. Sipas tij  marrëveshja e sotme bëhet vetëm për karrige.
Kjo pasi sipas liderit të AK Rama dhe Berisha nuk janë takuar as kur vendi ndodhej në krizë. Madje dhe kur shqiptarët në rajon kanë qënë të kërcënuar.
Sipas AK Rama dhe Berisha takohen vetëm nën presionin e ndërkombëtarëve.(ns/shqiptarja.com)