KUKES- “Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që vendi të nxirret nga qorrsokaku ku politika e ka futur për interesa personale.” Kështu deklaroi kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu gjatë një takimi në qytetin e Kukësit.

“Shqipëria bëhet mbi një strategji mbarëkombëtare, dhe Aleanca Kuq e Zi po përgatitet maksimalisht për një strategji të tillë duke lënë mënjane premtimet lokale elektorale me të cilat shqiptarët janë tejngopur për 22 vite me radhë. Ne nuk kërkojmë shtet, por vetëm shqiptarët në një shtet”- theksoi Spahiu. Spahiu është ndalur në fjalën e tij dhe tek bashkimi i Shqipërisë me Kosovës. Sipa tij zhvillimi dhe bashkimi i shqiptarëve do të jetë i mundur vetëm nëse do të ndryshojmë klasën politike dhe largojmë xhaketat e vjetra të cilat po mbajnë peng për karriget personale të pushtetit rrugën e bashkimit dhe rrugën evropiane të shqiptarëve.
(jd/shqiptarja.com)