Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika

Asambleja e Akademisë së Shkencave u mblodh këtë të premte për të bërë “bilancin” mbi veprimtarinë e vitit të kaluar si dhe për të prezantuar pikat kyçe të programit për vitin 2024. Siç thonë akademikët tranzicioni “shkencor” tanimë ka përfunduar, dhe ndonëse i imponuar me vendim qeverie, riorganizimi i “Albanologjisë” nën çatinë e Shkencave, duket se ka ngjallur edhe vatra entuziazmi.

Në fjalën e tij, kreu i “Shkencave”, akademiku Skënder Gjinushi cek mes arritjeve, ngritjen e 10 njësive të kërkim-studimit, mbështetjen e 31 projekteve, 14 prej të cilave të realizuara si dhe botimin e 30 titujve në vit. Duke cekur rritjen që është bërë gradualisht në 4 vitet e fundit, u prezantua sot edhe buxheti i Akademisë së Shkencave prej 105,880,000 lekësh dhe 280,000, 000 lekësh për institutet e Albanologjisë.

Akademikët kujtuan punën në proces për tri projektet e mëdha të Albanologjisë, Historia e shqiptarëve, Fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe dhe Enciklopedinë Shqiptare. Disa nga projektet e tjera që synohen u cekën nga akademikët. Do të mbahen 97 veprimtari, ndërsa ndër të tjera propozohen 60 tituj e 17 periodikë .

Forcimi i bashkëpunimit me Akademinë e të Rinjve do të jetë në fokus, por njëherazi edhe rritja e rolit të “Shkencave” sa i përket arsimit universitar. Nevoja për një qasje të re të Politikës ndaj Akademisë u theksua gjithashtu gjatë mbledhjes.

Nuk u lanë jashtë edhe disa prej problematikave të hasura gjatë punës shkencore. Ndërkaq anëtarët e Asamblesë miratuan unanimisht edhe  veprimtarinë e planifikuar në parim, shpërndarjen e buxhetit  dhe vijimin e procesit të shqyrtimit për kërkesat e disa akademikëve të asociuar për të kaluar në statusin si akademik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!

Akademia e Shkencave  gjatë mbledhjes që Asambleja mbajti këtë të premte paraqiti objektivat për këtë vit , që do të realizohen me një buxhet prej 105,880,000 lekësh për ASH dhe 280,000, 000 lekësh për institutet e Albanologjisë, tanimë të riorganizuara tek "Shkencat".
Mes të tjerave u cek zgjerimi i ambienteve të punës për Asamblenë, institutet dhe qendrat e reja pranë ASH-së, përfshirë këtu ngritjen e një muzeu të ri arkelologjik . Sa i përket veprimtarive, u propozuan 97 të tilla, si dhe 60 tituj  e 17 periodikë që priten të botohen.
U premtua gjithashtu një bashkëpunim më solid me Kosovën, si dhe promovim i arritjeve edhe jashtë vendit. Synohet edhe zgjerimi i rjetit të instituteve dhe qendrave kërkimore afatgjata të ASH-së dhe kthimi i QBEA bë qendër të përhershme mbështetëse për drejtimin e punës për botimet themelore.
Me rëndësi është edhe angazhimi për të rritur rolin e Akademisë në vlerësimin e nivelit dhe të cilësisë së transmetimit të shkencës në shkollimin universitar e parauniversitar, ku kreu i Akademisë Skënder Gjinushi theksoi se rritja e standartit të diplomave duhet të eci paralelisht me rritjen e standarit të pedagogëve.
 

Ora 21:45
Akademia e Shkencave bën llogaritë, 212,547 milionë lekë për 2023-shin. Historia e Shqiptarëve në proces redaktimi! Brenda vitit gati Fjalori i Gjuhës Shqipe

Akademia e Shkencave ka bërë publik gjatë ditës së sotme (23 shkurt) në mbledhjen e Asamblesë buxhetin për vitin 2022-2023. Buxheti fillestar për vitin 2023 ishte 189 milionë lekë, ndërsa me shtesat që iu bënë më pas për efekt financiar të rritjeve të pagave (15 900 000 lekë për akademikët, plus 7 64700 lekë për administratën) shuma u shtua me 23 547 000 lekë
Ndërkaq buxheti në total 212 547 000 lekë u shpërnda si më poshtë:

  • Pagat: 98 547 000 lekë
  • Botime: 12 000 000 lekë
  • Veprimtari: 19 300 000 lekë
  • Projekte: 17 100 000 lekë
  • Projekte në Albanologji: 55 000 000 lekë
  • Plus transferta dhe investime përkatësisht 600 000 dhe 10 000 000 lekë 

Kujtojmë se Akademia e Shkencave vijon punën për tri projektet e mëdha të Albanologjisë: Historia e shqiptarëve, Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe dhe Enciklopedia Shqiptare.  Siç u bë sot me dije Historia e Shqiptarëve (vëllimi i parë) është në proces redaktimi, ndërsa brenda këtij viti do të jetë gati në formatin virtual Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe.


"U ndërmorën rreth 30 projekte shkencore e studime, krahas tre projekteve madhore në Albanologji, te cilat u shtrinë në fusha të ndryshme, kryesisht në atë të nanoshkencës dhe bioteknologjisë, në arkeologji, për studime në botën arbëreshe, në energjetikë, duke shërbyer si mjet nxitës për krijimin e fuqizimin e grupeve kërkimore, me synim aplikimin në projekte madhore ndërkombëtare. Deri me tani janë realizuar 14 projekte e janë në proces 17 projekte të mbështetura nga ASHSH ose nga AKKSHI" -tha kreu i Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi. 
 

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit

Euro 2024/ Skoci-Zvicër 1-1, helvetët shohin përpara në fazën 1/16 me supergolin e Xherdan Shaqirit