Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet

Si do të rishpërndahet buxheti, institucionet që u hiqen dhe ato që u shtohen fondet

Kryeministria

Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2023 dhe disa institucioneve u janë hequr një pjesë e parave që u ishin dhënë me herët. Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë. Më shumë se 1.1 miliardë lekë i janë hequr Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 592.4 milionë Bujqësisë, 110 milionë Arsimit. Po ashtu 13.2 milionë lekë i janë hequr Presidencës.

Këto para që i janë hequr këtyre institucioneve, kanë shkuar për institucione të tjera. Gati 6.5 miliardë lekë i janë shtuar ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Brendshme gati 718 milionë lekë. 

Ndërkohë, qeveria i ka shtuar një fond prej 2.2 miliard lekësh 61 bashkive, duke marrë parasysh vështirësitë financiare dhe detyrimet e prapambetura.

Durrësi është bashkia që do të marrë më shumë para, 127.7 milionë lekë, ndjekur nga Elbasani me gati 102 milionë dhe Shkodra me 96.1 milionë lekë. Gati 90 milionë lekë i janë shtuar Fierit, 81.7 milionë Vlorës dhe 76.6 milionë Kamzës. Tirana është përjashtuar nga këto fonde, për shkak se bashkia e kryeqytetit vijon të ketë financa të qëndrueshme.

Nga rishikimi i fundit i buxhetit që rishpërndau rreth 20 miliardë lekë, 3 miliardë lekë do t’i shtohen edhe Albcontrol, 1 miliardë pagave të magjistratëve dhe 200 milionë lekë federatës Shqiptare të Futbollit.  Shtresave në nevojë do iu ndahet një fond prej 1.4 miliard lekësh në të ashtuquajturës “Paketa e Solidariteti”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj