'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese

'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese

Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa mbajti sot një komunikim për mediat nga selia e Rithemelimit deklaroi se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave.  

Zhupa në deklaratën e saj i referohet edhe raportit të Freedom House, e cila sipas saj ka reaguar pas ndryshimeve anti kushtetuese në ligjin për Akademinë e Shkencave.

‘Ndryshimet antikushtetuese, të bëra me porosi nga deputetët në ligjin për Akademinë e Shkencave, kanë gjetur reagimin edhe në raportin e fundit të Freedom House për Shqipërinë.

Në raportin e publikuar tregohet se ligjet ndjekin një trajektore personale, duke injoruar kushtetutën, duke ulur rolin e shoqërisë civile dhe për këtë ka marr shembull rastin e ndryshimeve ligjore ad personam të Akademisë së Shkencave me ndryshime të bëra për përfitime personale të drejtuesit të këtij institucioni’, thotë Zhupa.

Padia në Gjykatë Kushtetuese do të dërgohet me mbështetjen e grupit parlamentar të PD-së

Akademia e Shkencave, ndryshe nga ç’mund të pritej në çdo vend demokratik, të citohej për arritje dhe për vizion mbi politikat zhvilluese të vendit, është përfshirë në Raportin e Freedom House si shembull për antiparime, për antikushtetueshmëri dhe për kapjen e saj me ndërhyrje të kuvendit nga një individ.

Siç e kam shpallur që në diskutimet e ligjit, dua të vë në dijeni opinionin publik se është gati padia që do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj, me mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar të PD.’

Sipas Zhupës është e papranueshme që të trajtohen në mënyrë të diferencuar akademikët mbi 70 vjeç, ndërsa nuk trajtohet në këtë mënyrë kryetari i akademisë, Skënder Gjinushi.

‘Padia në Gjykatë Kushtetuese do jetë kundra ndryshimeve ligjore antikushtetuese, ku trajtojnë në mënyrë të diferencuar akademikët 70 vjeçar, ku të gjithë kthehen emeritus në këtë moshë, përveç njëri, kryetarit. Ky kryetari emeritus që nuk është më anëtar i asamblesë drejton asamblenë. Koncepti i barazisë para ligjit zhduket dhe kushtetuta shkelet.

Ndaj si ligjvënës do të ndjekim interesin publik për një akademi të pavarur, për një akademi që drejtohet në mënyrë kushtetuese dhe do të reagojmë ndaj çdo shkelje të kushtetutës dhe interesit publik.’

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare