I vlerësuar si kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, si pedagog e akademik. I vlerësuar gjithashtu si drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Tish Daija la gjurmë të thella në krijimtarinë muzikore shqiptare.
Me krijimtarinë e tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi.
“Tribune Muzikologjike dhe Koncert me Muzike Dhome te Kompozitorit”, titullohet aktiviteti që do të shoqërohet edhe me një eksopozitë me fotografi dhe dokumente arkivore për jetën dhe veprën e kompozitorit Daija.
Gjatë ceremosië do të manifestohet edhe dekorimi Nderi i kombit që iu bë Tish Daisë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com