Pas triumfit të Baletit “Carmen” në Bologna, këtë herë është Kori i TKOBAP-së që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 36-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kantos Korale “Sergio Chiarlo”, që do të zhvillohet nga 5–7 qershor 2026 në Savigliano dhe Piemonte, Itali.
Në këtë festival prestigjioz, ku marrin pjesë kore nga vende të ndryshme të botës, Kori i TKOBAP-së do të interpretojë një repertor tërësisht shqiptar, duke sjellë në skenën italiane tingullin, traditën dhe shpirtin e muzikës shqiptare.
Festivali do të kulmojë me interpretimin e përbashkët të momenteve nga opera “Nabucco”, ku të gjitha koret pjesëmarrëse do të bashkojnë zërat në një mbrëmje të veçantë muzikore.
Komente









