Akademia e Shkencave i kërkon Kuvendit të vendos një Shefe Sektori për marrëdhëniet me jashtë, zgjidhja nga brenda, por propozimi i paplotë

Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit publik, diskutoi por nuk konkludoi këtë të mërkurë propozimin që Akademia e Shkencave i ka paraqitur Kuvendit me një shkresë “Për një ndryshim në vendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave”.

“Konkretisht propozoj që t’i hiqet një pozicion koordinatorit në Qendrën e Projekteve dhe Kërkimit shkencor dhe të shtohet një pozicion shefe sektori në marrëdhëniet me jashtë, efektet financiare janë 80 mijë lekë në vit që do mbulohet nga buxheti I shtetit pa asnjë efekt shtesë tek pagat apo në numrin e punonjësve të Akademisë“, thotë relatorja Teuta Ramaj.

Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, kancelari Ruzhdi Kuçi theksoi se personi që do të merret, do të ketë si detyre kryesore marrëdhëniet me jashtë.

“Varianti tjetër është që ne kemi një specialiste me marrëdhëniet me jashtë që është aktualisht tek kjo Drejtori i Kërkimit Shkencor, e cila merret aktualisht me këtë punë, por jo në mënyrë definitive. De fakto ne e kemi ngarkuar atë dhe e kryen shumë mirë, deri tani e ka mbuluar si pozicion”, thotë Kuçi.

“Shpresojmë që ky sistemim të mos dëmtojë Qendrën e Kërkimit Shkencor, e cila siç e dimë është e një rëndësie primare për universitetet etj . Pra, ajo që s’duhet të ndodhë është që një strukturë të mos dëmtojë një strukturë tjetër, nëse është e nevojshme le të shtohet një strukturë”, thotë kryetarja e komisionit, Flutura Açka.

Efektet financiare minimale, kanë bërë që Akademia e Shkencave të neglizhojë dhe propozimin e saj të mos e shoqërojë me mendimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Departamentit të Administratës Publike, çka bëri që vendimi të shtyhet duke u konsideruar kjo si një seancë dëgjimore, ku përfaqësuesit përkatës të ministrisë dhe DAP preferuan të mos jepnin mendim paraprakisht.

“Mendoj që në parim është një kërkesë objektive. Shqetësimi i kryetarit lidhet me talentin e punonjëses në fjalë. Por, për ne nga pikëpamja formale, është me rëndësi përgjigja e Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Administratës  Publike  (DAP ) . Ne si anëtar komisioni do ishim dakord me këtë gjë po nuk mund ta kalojmë nëse nuk kemi aprovim nga këto të dyja. Edhe përgjigja e tyre duhet të na vijë me shkrim”, tha Petro Koçi, anëtar i komisionit.

“Duke parashikuar që nuk kishte efekte financiare e menduam shumë pak këtë , por nuk ka qenë qëllimi ynë neglizhimi i këtyre dy institucioneve”, thotë Kuçi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!