Akademia e Shkencave, Nikolla:
Inekzistente, ka humbur arsyen

Akademia e Shkencave, Nikolla:<br />Inekzistente, ka humbur arsyen
Ministrja e Ardhshme e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka reaguar pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave dhe deklaratës së Ramës për ndërprerjen e fondeve. 

Nikolla thekson se Akademia e Shkencave ka humbur çdo funksion të ekzistencës. Sipas saj, zgjedhjet e një ditë më parë për kryesinë e Akademisë konfirmuan rrënimin e atij institucioni.  

"Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni.

Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj"
, thekson Nikolla. 

Sa i takon deklaratës së kryeministrit Rama, Nikolla thekson se kreu i qeverisë ka insistuar për reformim të institucionit. 

"Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët", shton ministrja e ardhshme e Arsimit.

Reagimi i plotë i Nikolles 
Kush e komenton mbrapsht politikisht, mediatikisht apo inatçorisht deklaratën e djeshme të Kryeministrit mbi Akademinë e Shkencave, si një reagim momental, është në rastin më të mirë i painformuar.

Kryeministri është angazhuar prej kohësh në një dialog me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Në takimin e realizuar në kryeministri, në maj 2016, me akademikët dhe përfaqesuesit e Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformimit të institucionit dhe ka kërkuar përulesisht kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësisht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.
Sidoqoftë, ne kemi vijuar punen tonë ne tri drejtime:
a. Shkrimin e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Tekonologjisë dhe të Inovacionit, për vitet 2017-2022;
b. Përgatitjen e Dokumentit Politik për Reformimin Institucional të Kërkimit Shkencor;
c. Përgatitjen e Draft-Ligjit të ri per Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin.
Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeministrit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeministrin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullore të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin tanimë pa kthim të atij institucioni.

Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajësia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencës së saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë