Akademia Serbe “njeh”  Kosovën
deklarata përshëndetet nga Helsinki 

Akademia Serbe “njeh”  Kosovën<br />deklarata përshëndetet nga Helsinki 
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka përshëndetur deklaratën e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vlladimir Kostiç, i cili tha se Kosova është tashmë një shtet i pavarur.

Komiteti i Helsinkit e cilësoi deklaratën si një “akt i guximshëm”, pasi distancohet nga roli i dëmshëm që ka pasur Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve në të kaluarën.

“De facto dhe de jure, Kosova nuk është në duart tona”, tha Kostiç, në një intervistë në “Radio Beograd”.

Komiteti i Helsinkit theksoi se janë të papranueshme deklaratat e presidentit serb Tomislav Nikoliç, se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Publiku serb është i vetëdijshëm për këtë fakt, por për shkak të manipulimit të vazhdueshëm politik dhe mediatik, është nën presion të vazhueshëm për homogjenizim të çështjes së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror