Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka paraqitur një vlerësim rreth Raportit të Progresit 2014 për Kosovën, ku u tha se edhe këtë vit është paraqitur mungesa e madhe e reformave të ekonomisë dhe paaftësia e Kosovës për të konkuruar në tregjet e jashtme, bëri të ditur sot Kosova Press.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se raporti i progresit i kësaj radhe ndryshon shumë prej të tjerëve në aspektin ekonomik, pasi është i fokusuar në rrjedhojat e qëndrueshmërisë ekonomike dhe mungesën e reformave që ngadalëson procesin e rritjes dhe ul raportin e qeverisjes efektive ekonomike.
Sipas tij "Kosova ka bazë të dobët prodhuese". "Raporti paraqet edhe funksionalizimin e tregjeve dhe ekonomisë së Kosovës, përkundër faktit që ekonomia e Kosovës është zhvilluar pa u penguar nga viti 2000 rritja dhe qëndrueshmëria e saj mungon. Ja pse, mungesa e reformave të mirëfillta fiskale, politikat investuese të shtrenjta, rendi dhe ligji i dobët karshi politikës, shërbime publike të larta, konkurrencë e padrejtë dhe rritja e informalitetit kanë bërë që Kosova të ketë një bazë të dobët prodhuese, të jetë e paaftë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare dhe vendore karshi konkurrencës e cila është e padrejtë në tregun e Kosovës. Kosova ka një bazë të dobët prodhuese dhe konkurruese në tregjet e evropiane dhe më gjerë dhe kjo nuk do të mund të rritet pa reforma ekonomike fiskale", ka thënë ai.
Ndërsa, një nga prodhuesit vendor, Besim Malësori pronar i kompanisë "Fruti", ka thënë se Kosova ka pas mundësi që të zhvillohet brenda 3 viteve
ATSH
/Shqiptarja.com