Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) po punon për sistemimin e kuadrit ligjor, dixhitalizimin e arkivës teknike etj, me vlerë për cdo sektor energjetik.

Puna ka nisur me hartimin e rregullores së re me përcaktimin e metodologjisë për kontroll dhe audit në standartet e BE-së në sektorin hidrokarbur dhe një sistem elektronik për monitorimin dhe auditimin e marrëveshjeve hidrokarbure.
"Kjo pritet të rrisë transparencën dhe bën të aksesueshëm informacionin nga website i AKBN për çdo të interesuar", thanë për ATSH-në burimet zyrtare të AKBN-së.

Së fundi, Agjencia miratoi rregulloren me shkurtimin e afateve të trajtimit të proçedurave dhe lëshimin e autorizimeve për operacionet hidrokarbure, ku nga rreth 12 muaj që ishte deri vjet, sot proçesi kryhet për 5 ditë.
Gjithashtu, po punohet për dixhitalizimin e arkivës teknike, ku ruhen dokumente, që nga viti 1928 si një fond unik, që përmban të vetmin informacion tekniko-shkencor, që shteti shqiptar ka mbi kërkimet dhe zbulimet e naftës dhe të gazit. "Dixhitalizimi i këtij fondi do të jetë një hap i rendësishëm jo vetëm për mirëkonservimin e tij, por edhe për shkëmbimin e tij me subjektet e interesuara", thanë burimet zyrtare.

Në sektorin minerar do të ngrihet sistemi elektronik i monitorimit të aktivitetit privat minerar, që jo vetëm krijon transparencë të plotë, por eviton përfundimisht praktikat favorizuese.

Në këtë sektor AKBN ka riformatuar marrëdhënien me subjektet private të fushës dhe me këtë mënyrë të re operimi, ka propozuar për revokim 150 leje minerare dhe 85 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve minerare. Në 6-mujorin e parë AKBN kontrolloi të gjitha subjektet minerare ku pranë secilit ka lënë aktet e konstatimit.

Deri në fund të vitit të kaluar u volën të gjitha garancitë e rehabilitimit të viteve 2011-2012, ndërsa sivjet janë duke u vjelë dhe ato të viteve 2013-2014./ATSH/