I ftuar në studion e A1 Report, kreu i AKBN-së Dael Dervishi deklaroi se shteti shqiptar do të kërkojë Audit Ndërkombëtar, nëse kompania e Bankers Petrolium nuk do të njohë rezultatet e auditit shqiptar. Më tej ai shton se nëse nuk do të njihen as rezultatet e auditit ndërkombëtar çështja mund të shkojë edhe në arbitrazh.
“Auditet u bëhen nga shteti dhe nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët kërkohet konsulentë ndërkombëtarë. Nëse ka sërish pakënaqësia çështja shkohet në arbitrazh.”- tha kreu i AKBN.
Gjatë intervistës, Dervishi bëri me dije se marrëveshja me Bankers është firmosur në vitin 2004 me një periudhë 25 vjeçare.
Më tej ai ka bërë me dije se është koha për t’u rishikuar shumë prej kontratave koncensionare, pasi sipas tij drejtuesit e institucioneve përgjegjëse në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata, nuk kanë kuptuar shumë prej klauzolave.
“Kemi kërkuar të rishikohen marrëveshjet hidrokarbure. Institucionet në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata s’kanë kuptuar shumë prej klauzolave. Është koha që t’i ridiskutojmë këto marrëveshje.”- tha Dael Derivishi.
Lidhur me ngjarjet e fundit në Marinëz, Dervishi shprehet se pasojat mund të ishin fatale, por fatmirësisht nuk pati një gjë të tillë. Sipas tij kompania Bankers Petrolium, ka pranuar përgjegjësinë për këtë shpërthim dhe do të bëjë edhe dëmshpërblimin për banorët e zonës.
Sipas tij, shpërthimi mund të ishte evituar nëse kompania do të kishte lexuar me vëmendje historikun e kësaj zone naftëmbajtëse.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com