Ky i fundit zëvendësoi Gjergj Thomain, i cili ishte emëruar drejtor ekzekutiv i AKBN-së më 24 shtator 2010. Para tyre në këtë post ka qenë Taulant Musabelliu, i cili u emërua në vitin 2009 nga ish-ministri Dritan Prifti. Sokol Behaj ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, në degën "Ndërtim civil dhe industrial", në vitin 2000.
Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ka punuar në kompaninë Vodafone Albania në pozicionin e përgjegjësit të menaxhimit të pasurive të paluajtshme të kompanisë. Që nga viti 2006 ka punuar si inxhinier strukturor në kompaninë AR-MI.
Për një periudhë 1-vjeçare, Behaj ka punuar si konsulent në Fondacionin Amerikan "UMCOR Balkan Mission", si përgjegjës për përgatitjen e termave të referencës dhe raportit teknik për projektet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)