AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom trajnimin dy ditor për “Menaxhimin e incidentit kibernetik”

AKCESK organizoi me mbështetjen e One Telecommunications dhe ALBtelecom trajnimin dy ditor për “Menaxhimin e incidentit kibernetik”

Gjatë trajnimit për "Menaxhimin e incidentit kibernetik"

Interneti dhe teknologjia e informacionit, gjithnjë e më shumë po impaktojnë shoqërinë dhe ekonominë në tërësi dhe bashkë me to rritet edhe rreziku ndaj kërcënimeve kibernetike. Siguria dhe reagimi ndaj incidenteve kibernetike ishte kryefjala e një trajnimi të thelluar për "Menaxhimin e incidentit kibernetik" që AKCESK organizoi dy ditë radhazi, me të gjitha Infrastrukturat Kritike të Informacionit, të ndara sipas sektorëve, në përmbushje të objektivave të "Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025".

Qëllimi i trajnimit ishte  rritja e kapaciteteve profesionale të nevojshme për operatorët e infrastrukturave kritike në Shqipëri, si një ndër objektivat kryesore të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Gjithashtu gjatë trajnimit dy ditor për t’i bërë sa më konkrete dhe praktike njohuritë e marra u organizua një stërvitje kibernetike, me skenarë të mbështetur në praktikat më të mira.

Të qenit vigjilent dhe i përgatitur  mbeten përherë motoja e aktiviteteve që ofrojnë mundësi për të diskutuar rreth sfidave të sigurisë kibernetike. One dhe ALBtelecom është një kompani e përgjegjshme sa i takon çështjeje sensitive që lidhen me sigurinë në internet, duke investuar në marrjen e masave të duhura, në mënyrë që abonentët të jenë të sigurt për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të tyre.

Në ditët e sotme siguria kibernetike është prioritet i infrastrukturave kritike të informacionit, duke përfshirë edhe biznesin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë