Pas blerjes së 'Albtelecom', kompania hungareze 4IG arrin marrëveshjen edhe për blerjen e 'One'

Pas blerjes së 'Albtelecom', kompania hungareze 4IG arrin marrëveshjen edhe për blerjen e 'One'

Kompania hungareze 4IG ka lidhur një marrëveshje përfundimtare për blerjen e  operatorit të komunikimeve të lëvizshme në Shqipëri, ONE që është operatori i dytë më i madh në vend me 1.36 milionë abonentë.

4iG bëri të ditur arritjen e marrëveshjes me anë të një njoftimi, por nuk bëhet publike vlerën e transkasionit.

"Jemi krenarë që me blerjen e ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, 4iG Group do të bëhet një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri dhe lojtari më i madh në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Ne kemi ardhur në vend si një investitor profesionist me një vizion afatgjatë për të qenë prezent në vend, duke ofruar shërbime me cilësi të lartë për klientët rezidencialë dhe të biznesit”, thuhet në njoftim.

One ka 1.36 milionë abonentë, të ardhura prej 68.1 milionë euro dhe EBITDA (fitimi para taksave, interesave, amortizimit dhe zhvlerësimit) prej 20.8 milionë euro në 2020.

Në fillim të dhjetorit, 4IG njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje përfundimtare për blerjen e 80.27% të aksioneve të "Albtelecom sh.a".  

4iG është një kompani që e ka origjinën në vitin 1995 dhe në portofolin e vet përfshin ofrimin e pajisjeve teknologjike dhe shërbimeve të lidhura me komunikimet satelitore, sistemet e menaxhimit të proceseve të punës për bizneset, ndërtimit dhe operimin e qendrave të të dhënave, etj. Prej vitit 2004, ajo është e listuar në Bursën e Budapestit, ndërsa aksioneri kontrollues, me 61% të aksioneve, është biznesmeni hungarez Gellért Jászai, njëkohësisht kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 24/12/2021 16:28

    Mbase do zoti jane vertet konkurues ne treg qe ta zhdukin njehere e mire ate kompanine hajdute Vodafone qe i ka vjedhur njerezit kaq vjet me ato cmimet e tyre katastrofe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!