PAGAT
Një nga premtimet elektorale të Qeverisë aktuale gjatë fushatës ishte ulja e tatimeve për 95% të shqipëtarëve. Punimet në Kuvend treguan se ky premtim i socialistëve do të realizohet në muajin janar të vitit 2014. Taksa e sheshtë prej 10% zëvendësohet me tatim progresiv, duke bërë që shumica dërrmuese e të punusuarve në vendin tonë të paguajnë më pak. Si rrjedhojë, të punësuarive me pagë deri në 30 mijë lekë në muaj nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre.
Kjo pagë prej 30 mijë lekë në muaji do të shërbejë si pragu i parë i tatimit progresiv. Ndërkohë pragu i dytë i në formulën e paketës fiskale është paga mujore prej 100 mijë lekësh. Të gjithë të punësuarit me pagë mbi 30,00 lekë në muaj e deri në 100 mijë lekë muaji do të tatohen 15% të diferencës së pagës me pragun e parë 30 mijë lekë.
Për sa u përket të punësuarve me pagë mbi 100 mijë lekë në muaj do të kenë tatimin 10,500 lekë plus 20% të diferencës së pagës me pragun 100 mijë lekë. Nga ana tjetër, të gjitha kategoritë e shtresave në nevojë do të marrin subvencion në masën 10 % të TVSH-së së paguar për produktet bazë të shportës së mallrave, që kapin shumën e 1.1 miliarë lekëve.
BIZNESI
Në sistemin fiskal aktual për bizneset e vogla aplikohet shkalla tatimore 10% e tatimit mbi të ardhurat personale dhe i kreditohet taksa e biznesit të vogël që është paguar në bashki dhe komuna. Në 1 janar 2014, sipas ligjit të ri për taksat vendore, shkalla tatimore ulet nga 10% në 7.5%. Ndërkaq kjo taksë do të jetë taksë vendore, e cila do të mblidhet nga administrata tatimore qendrore për llogari të administratës lokale.
Për subjektet, me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit, është vendosur taksa fikse prej 25,000 lekë për subjektet, me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit. Nga ana tjetër, nga data 1 janar 2014, tatimi mbi fitimin për biznesin e madh do të jetë 15%. Ministria e Financave ka bërë të ditur se masa të tjera administrative do të ndërmerren paralelisht me këtë rritje norme. Kjo, në mënyrë që të sigurohet mirëmenaxhimi i subjekteve të tatimit mbi fitimin për të minimizuar e evazionit fiskal për këtë taksë.
Si rrjedhojë, kompani të veçanta auditimi do të përllogarisin detyrimet tatimore për tatimpaguesve të mëdhenj. Një nga objektivat që synohet të arrihet me anë të kësaj masë synon është heqja e praktikës shumëvjeçare të bizneseve në Shqipëri, të cilat operojnë me dy bilance, një për shtetin për pagesën e taksave dhe një tjetër vetjak për fitimin e tyre real.
KARBURANTET
Debati për taksën e qarkullimit ka që një nga më të ndjeshme për publikun shqiptar. Me 1 janar 2014, taksa e qarkullimit për naftën dhe benzinën do të bëhet 17 lekë/litri (aktualisht është 7 lekë/litri).
Ndërkohë, rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë rritje të çmimit prej 6.6% dhe 6% përkatësisht për benzinën dhe naftën. Nga ana tjetër efekti i rritjes së kësaj tkase vlerësohet 5.6 miliardë lekë shtesë për vitin 2014 për zërin “Taksa kombëtare”, në buxhetin e shtetit. Pas rritjes së taksës së qarkullimit për vitin 2014, problemi duket se do të lidhet me besimin nëse do të forcohet kontrolli për të mos lejuar rritje artificiale të cmimit të karburantit, nisur nga fakti që tregu i karburanteve ndër vite paraqitet abuziv në kurriz të konsumatorit.
Kjo rritje çmimi mund të kthehet në risk me rritje të kostos së jetesës së konsumatorit që përdor makinë, në kushtet kur transporti publik është i pazhvilluar siç duhet por dhe kosto për bizneset. Për këtë qëllim, ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nisur punën me kontrolle rogoroze në treg lidhur me cilësinë, edhe sasinë që tregtohet në pikat e shitjes, si dhe tek firmat e mëdha grosiste, për të cilat Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim për praninë e kartelit që ka vendosur cmime të larta në treg. Ky hetim vjen pas monitorimit në tregun e karburanteve për situatën në dëm të konsumatorit.
Monitorimi në këtë treg ka evidentuar ndryshime në strukturën e tregut të karburanteve diezel 10 ppm dhe benzinë dhe një ecuri çmimesh fikse nga tre kompanitë e mëdha grosiste.
Nga të dhënat, tregu i importit të naftës dhe benzinës paraqitet me ndryshime të dukshme strukturore ku firmat grosiste kanë ndryshuar ndjeshëm pjesët e tregut në vitet 2010-gusht 2013, ku mjaft firma që dolën nga tregu i shumicës, janë cvendosur në shitjet me pakicë.
Çmimi i importit të dieselit dhe benzinës pati çmimin më të ulët gjatë muajit Maj, ndërsa vijoi me trend rritës pas tij. Më e rëndë mbetet fakti që ato nuk u reflektuan në çmimet e tregut të pakicës. Nga analiza për vitin 2012, pati disa ulje dhe ngritje të cmimit, por trendi i ndryshimit mbeti i njëjtë për të firmat grosiste, ç’ka ka ngritur dyshimin për marrëveshje të përbashkët.
Këto luhatje të fshehta janë objekt i hetimit të Autoritetit të Konkurrencës në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve për periudhën janar 2010- gusht 2013.
(Në foto: Tabela me akcizat e reja pas 1 janarit 2014)
Shkrimi u publikua sot (30.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)