Lajim bëhet i ditur nga vetë drejtoria e doganave, e cila përmes një njoftimi për shtyp në faqen e saj zyrtare, ka bërë të ditur nismën e ndërmarrë. Sipas njoftimit fushata e ndërmarrë ka për qëllim parandalimin e një evazioni të mundshëm fiskal si dhe sensibilizimin e operatorëve ekonomikë. Fushata pritet të vazhdojë ku në fokus do të jenë tregtia e paligjshme, lufta kundër kontrabandës ndërkufitare, identifikimi i subjekteve të paregjistruara që tregtojnë me shumicë ose pakicë.
Në këtë kuadër grupet Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Croën Agents pritet të vizitojnë një numër të madh subjektesh akcize.
Më poshtë njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Croën Agents njoftojnë fillimin e fushatës më të gjërë që është ndërmarrë deri më sot në lidhje me kontrollin e prodhuesve, importuesve, shpërndarësve dhe shitësve me pakicë të alkoolit, cigareve, pijeve energjike dhe kafes – produkte të cilat janë subjekt akcize.
Produktet e akcizës kanë qënë përherë burim evazioni jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera. Kjo Fushatë ndërmerret për të parandaluar një evazion të mundshëm dhe njëkohësisht për të sensibiluzar opëratorët ekonomikë që të kryejnë veprimtarinë e tyre duke zbatuar ligjet në fuqi.
Synimi i fushatës është të sigurojë që të gjitha subjektet e përfshira në tregtimin e mallrave të Akcizës të zbatojnë detyrimet e parashikuara me ligj si dhe të paguajnë detyrimet përkatëse. Në rastet kur do të zbulohen subjekte të cilat qëllimisht ose për shkak neglizhence kanë shmangur detyrimet e tyre kundrejt shtetit, Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave do të jetë e palëkundur në ndërmarrjen e masave të nevojshme, sipas ligjit. Kjo fushatë do të përfshijë një sërë aksionesh të cilat do të synojnë:
Përforcimin e zbatimit të ligjit nga ana e subjekteve të regjitrsuata të akcizës;
Identifikimin e prodhuesve dhe furnizuesve, të cilët tregtojnë mallra akcize në mënyrë informale;
Zbulimin dhe parandalimin e importeve të jashtëligjshme të mallrave të akcizës;
Identifikimin dhe eliminimin e linjave të furnizimit të jashtëligjshëm;
Fushata nuk limitohet vetëm në synimet e lartpërmendura, por gjithashtu do të targetojë tregtinë e paligjshme, luftën kundër kontrabandës ndërkufitare, identifikimin e subjekteve të paregjistruara që tregtojnë me shumicë ose pakicë. Këto objektiva do të realizohen përmes grupeve operative, të cilat do të shtrijnë veprimtarinë e tyre në pikat doganore kufitare, në magazinat fiskale të furnitorëve si dhe në ambjentet ku mallrat e akcizës tregtohen me pakicë.
Grupet Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të Croën Agents do të vizitojnë një numër të madh subjektesh akcize. Ky hap i parë shërben për t’u siguruar që subjektet e regjistruara të akcizës janë në dijeni të detyrimeve të tyre. Njekohësisht, Grupet Operative do t’i pajisin këto subjekte me një Dokument Informues: Pajtueshmëria Ligjore.
Në javët në vazhdim kontrollet e ndërmarra nga grupet e përbashkëta operative do të vijnë duke u intensifikuar si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë operativ. Mënyra dhe strukturimi i operimit dhe kontrolleve do të jenë fleksibël në varësi të gjetjeve dhe rezultateve të konstatuara nga grupet operative.
Disa nga rezultatet e pritshme të Fushatës do të jenë identifikimi i shkeljeve të mundshme, identifikimi i subjekteve që veprojnë në kundërshtim me ligjin si dhe mbledhja cilësore e informacionit për të ndërtuar profile sa më të sakta risku. Një nga objektivat kryesor të kësaj fushate mbetet përcimi i një mesazhi të qartë për të gjithë subjektet e akcizës që të rregullojnë veprimtarnë e tyre konform ligjeve në fuqi, duke u kthyer kështu në partner të besuar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)