TIRANE- Ligji i ri për akcizat nuk është dekretuar ende nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duke krijuar abuzivitet me rritjen e çmimit të cigares, si dhe efekt negativ të konsiderueshëm në buxhet. Ndonëse ligji është miratuar në datën 23 tetor dhe duhej të hynte në fuqi në mënyrë të menjëhershme, Presidenti nuk e ka dekretuar duke e shtyrë në afatin maksimal fuqizimin e draftit. Lidhur me këtë, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Brace, tha se po ndodh i njëjti fenomen që ndodhi një vit më parë, për shkak të mos hyrjes së ndryshimeve të ligjit në fuqi, apo mosdekretimit nga ana e Presidentit. Ai i kërkoi zv/ministrit të Financave të shpjegonte nëse buxheti i shtetit po humbiste apo jo para për mungesë të një firme, siç e cilësoi ai. "Qartësisht nëse ajo firmë do të ishte hedhur, sot do të taksoheshin me 20 lekë më shumë dhe efekti në buxhet do të ishte i konsiderueshëm", deklaroi Mete. "Të kuptojnë rëndësië e një firme ata që kanë në dorë një firmë", deklaroi Braçe. Në bazë të ligjit, Presidenti ka kohë 20 ditë për të dekretuar një ligj të miratuar në parlament, për ta miratuar ose për të kthyer për rishqyrtim. Në të kundërt, ai fuqizohet në mënyrë automatike.
Pas ashpërsimit të masave ndaj duhanpirjes në ambiente publike, qeveria shqiptare mori një iniciativë tjetër të natyrës fiskale, në mënyrë që të dekurajojë konsumimin e duhanit. Ndryshimet fiskale të miratuara ne tetor te ketij viti parashikojnë rritjen e akcizës së duhanit me 20 lekë, çka do të reflektohet edhe në rritjen e çmimit për konsumatorët. Kjo rritje e çmimit do të shtrihet deri në vitin 2017. Kjo është hera e dytë brenda një viti që qeveria shqiptare ndërhyn duke rritur akcizën e duhanit. Rritja e mëparshme ishte e njëjtë, pra 20 lekë, por me hyrjen në fuqi në fillim të vitit, rritja në treg shkoi në mënyrë abuzive në 50 lekë për paketë./ATSH/
/Shqiptarja.com