Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pritet të mblidhet sot për të vendosur tarifat e reja të terminimit për tre operatorët e telefonisë së lëvizshme që operojnë në Shqipëri.

Në projektvendimin qarkullues të AKEP, përcaktohen tarifat që secili nga operatorët duhet t’u paguajë operatorëve konkurrentë për çdo thirrje telefonike drejt klientëve të tyre.

Nuk dihet ende nëse mbledhja e AKEP do zhvillohet në prani të mediave, por kreu i AKEP, Ilir Zela ka deklaruar se do konsultohet me bordin nëse do jenë të hapura mbledhjet si dhe, sipas Zelës, mediat duhet të provojnë që nuk janë në konflikt interesi. “Më duhet të konfirmoj me Këshilin Drejtues nëse do jenë të hapura apo jo. Mbledhjet tona zakonisht nuk janë të hapura për mediat. Po pres që ndonjëra prej mediave të më provojë që nuk është në konflikt interesi përpara se unë të sqaroj publikun për gjërat që keni ngritur”, u shpreh Zela. 

Bordi i AKEP do të diskutojë pr/vendimin e Zelës i cili favorizon kompaninë Albtelecom kundër dy operatorëve të telefonisë mobile Telekom Albania dhe Vodafone Albania. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com