Kreu i Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala, priti sot një delegacion parlamentar në një vizitë pune që në fokusin e saj kishte mënyrën si po funksionon institucioni dhe cilat janë nevojat për tu përmirësuar.

Pjesë e tryezës ishin Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm si dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, të drejtuara nga Anila Denaj dhe Fatmir Xhafaj, të cilët vendosën theksin te përmbushja e detyrimeve ligjore dhe roli kyç i AKEP në zhvillimin e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në vend. 

Takimi  shërbeu si një moment për të forcuar dialogun mes institucioneve dhe për të rritur kontrollin parlamentar mbi sektorë që konsiderohen strategjikë. Në fokus ishin edhe sfidat konkrete dhe nevojat për përmirësim, sidomos në një kohë kur transformimi dixhital po ecën me ritme të shpejta.

Në fjalën e tij, Sala tha se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Kuvendin është thelbësor. Sipas tij, kjo qasje ndihmon për më shumë transparencë dhe, në fund të ditës, për shërbime më cilësore për qytetarët.

Sipas pjesëmarrësve në takim, duhet më shumë bashkëpunim institucional, më shumë kontroll dhe një sektor komunikimesh që duhet të ecë me kohën.