AKEP nis procedurat për
dhënien e licencës së 4 të 3G

AKEP nis procedurat për<br />dhënien e licencës së 4 të 3G
TIRANË - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur procedurat për dhënien e autorizimit të katërt 3G. Hapi i parë është procesi i konsultimit publik, që është shpallur dje dhe do të zgjasë për 45 ditë. Palët e interesit duhet të shprehen për aspekte të ndryshme të garës, përfshi edhe çmimin minimal që duhet të vendoset në garë.

Këtë herë duket se nuk ka paraprakisht një çmim dysheme dhe përcaktimi i vlerës do të bëhet pas reagimeve në konsultimin publik. Kriteret e tjera të garës priten të jenë të njëjta me tenderat e mëparshëm dhe do të konsistojnë kryesisht në kohën e mbulimit me shërbim.
 
Tre licencat e mëparshme 3G, janë dhënë në Dhjetor 2010 për “Vodafone Albania”, kundrejt vlerës 31.4 milionë euro, në Shtator 2012 për “AMC” për vlerën 15.1 milionë euro dhe në Dhjetor 2012 për “Eagle Mobile”, kundrejt vlerës 4.000.355 euro. Në tenderin e fundit, operatori i tjetër celular, “Plus Communication”, kishte paraqitur ofertën simbolike 1 euro.

Pasi ka pritur tre vjet, ky do të jetë shansi edhe për “Plus Communication” për të përfituar licencë për shërbime 3G.
 
Gjasat për të pasur konkurrentë të tjerë në garë janë minimale, duke pasur parasysh se ndërtimi nga e para i një rrjeti celular do të kërkonte investime në vlera shumë të larta dhe një operator tjetër nuk do të kishte leverdi të hynte si aktor i pestë në tregun e telefonisë së lëvizshme.

Për shkak se konkurrenca për blerjen e licencave është praktikisht e shteruar, pritshmëritë për përfitime financiare në arkën e shtetit në këtë rast janë mjaft të ulëta. Sipas të dhënave të AKEP, numri i përdoruesve të shërbimeve në rrjetet 3G ishte rreth 650 mijë në fund të vitit të kaluar.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan