AKEP: Shqiptarët të fiksuar me
celularin, edhe 3 numra për person

AKEP: Shqiptarët të fiksuar me <br />celularin, edhe 3 numra për person
TIRANE – Shqiptarët kanë një mani të veçantë me telefonin celular dhe kjo nuk na habit aspak. Por tani janë statistikat zyrtare që e vërtetojnë këtë. Sipas një raporti të AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Telefonike e Postare) paraqitur sot në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, një përdorues shqiptar mund të ketë edhe 3 numra telefoni celular.

Në krahasim me qytetarët evropianë, ne shqiptarët i përdorim telefonat celularë katër herë më shumë se ata fiks, vëren raporti i AKEP, ndërsa numri i kartave në përdorim në vitin 2011 arriti në 5.2 milionë ndërkohë që numri i popullsisë shqiptare sipas ISTAT arrin në 2.9 milionë banorë.

Gjithësesi, sipas raportit të paraqitur para komisionit parlamentar nga kryetari i AKEP, Pirro Xhixho, rritje është rregjistruar jo vetëm në sektorin e telefonisë celulare por edhe në atë fikse. Tarifat kanë pësuar ulje ndërsa bartja e numrave ka arritur aktualisht në 55 mijë nga 41 mijë në fund të vitit 2011.

Interesimit të deputetëve nëse parashikohej hyrja e një operatori të pestë në tregun shqiptar të telefonisë celulare, Xhixho iu përgjigj se 4 operatojë janë mëse të mjaftueshëm për dimensionet e tregut shqiptar.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

FT: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit

FT: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit