AKK: Hetohen ministrat,160 raste korruptive

AKK: Hetohen ministrat,160 raste korruptive
Agjencia kundër korrupsionit ia dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin për rastet e hetuara për veprime korruptive për vitin 2011.
Drejtori i kësaj agjencie Hasan Preteni në një konferencë për media ka thënë se 160 raste janë hetuar për afera korruptive nga kjo agjenci ku përfshihen gjykatat, qeveria, pushteti lokal dhe prokuroritë. 

Poashtu, ai ka thënë se 121 emrat të zyrtarëve të ndryshëm, për të cilët thuhet se janë të përfshirë në veprime korruptive, u janë dorëzuar organeve policore për procedim të mëtutjeshëm penal. 

Preteni nuk ka bërë të ditur identitetin e personave të cilët janë hetuar për korrupsion me arsyetimin se prokuroritë merren me këtë çështje.
Ndërsa fusha në të cilën zhvillohen më së shumti aferat korruptive është sipas Pretenit është ajo e prokurimit. 

Ndër të tjera kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsion ka folur edhe për afrimin e përfundimit të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë për çka ka thënë se nuk është dinamikë e kënaqshme e deklarimit të pasurisë.
Afati ligjor përfundon me 30 mars të këtij viti, ndërsa deri tani pasurinë e kanë deklaruar vetëm 50 % e zyrtarëve të lartë publikë.

Edhe kryeprokurori i Qarkut në Prishtinë, Aleksandër Lumezi në një intervistë për “Kosova Sot” tregon se në Prokuroria ka një numër të konsiderueshëm të rasteve që kanë të bëjnë me vepra të korrupsionit. 

“Kemi raste të niveleve të ndryshme, nga ai qendror deri te nivelet komunale dhe ndërmarrjet publike, siç janë PTK-ja, Aeroporti, Hekurudha, QKUK-ja, ‘Termokosi’ dhe ndërmarrje të tjera publike, ndërsa disa ministra ende nuk kanë përfunduar hetimet, konfirmon Lumezi, por nuk jep shpjegime se janë ministra të kësaj apo qeverive të kaluara. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë