PRISHTINË  - Rreth 63 veprime të parapara në planin e veprimit anti- korrupsion janë realizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës për periudhën janar-qershor 2014, sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, të sapodërguar sot. Për këtë periudhë kohore plani i veprimit 2013-2017 ka dhënë një total prej 135 veprimeve apo masave që duhet ndërmarrë nga institucionet e Republikës.

Por, bazuar nga të dhënat e marra nga pikat e Kontaktit të Agjencisë nëpër institucionet e Republikës, ku i kanë raportuar 87 veprime, AKK ka nxjerrë një përfundim se 63 veprime janë realizuar apo janë në realizim e sipër, ose në përqindje 43 %, 7 veprime janë pjesërisht të realizuara ose në përqindje 11 % dhe 17 veprime janë të parealizuara ose në përqindje 16 %.

Nga ana tjetër, pikat e kontaktit gjatë kësaj periudhe raportuese nuk kanë raportuar fare për 48 veprime që kanë qenë të parapara për t'u ndërmarrë në planin e veprimit për këtë periudhë kohore. /ATSH/