AKKP nis pranimin e kërkesave
për kompensim të pronarëve

AKKP nis pranimin e kërkesave<br />për kompensim të pronarëve
TIRANE - Ka nisur dje procesi i pranimit dhe të regjistrimit të kërkesave për kompensimin në të holla, nga fondi në të holla për vitin 2013, për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim.

Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond filloi ditën e hënë më datë 05.08.2013 dhe do të zgjasë 15 ditë kalendarike deri në datën 19.08.2013. Të gjithë subjektet e interesuara mund të paraqiten pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nga e hëna në të premte, nga ora 09.00 – 14.00, në adresën Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr. 54, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.

Bazuar në rregullat dhe kriteret, për shpërndarjen e fondit të kompensimit për vitin 2013, të miratuara me VKM nr.599, datë 17.07.2013, përfitojnë kompensim, subjektet e shpronësuara që disponojnë një vendim përfundimtar dhe të ekzekutueshëm për kompensimin e pronës, referuar radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit me të cilin aplikohet. Nga fondi i vitit 2013 nuk përfitojnë kompensim subjektet e shpronësuara, të cilët janë trajtuar më parë me kompensim për vendimin me të cilin aplikojnë.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit