"Situata është mjaft kritike, sepse jemi në një gjendje, ku aplikimet e kryera janë në të njëjtin nivel. Pra, 7 mijë dosje të aplikuara pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ende mbeten në një numër të tillë dhe sot e kësaj dite", thotë Sonila Qato, drejtoreshë e re e AKKP, emëruar nga qeveria Rama.

"Së pari, duhet të realizohet pa diskutim një hartë e hedhjes dhe të gjitha vendimeve të kthimit e kompensimit në vite. Ende mungon një hartë dixhitale, ku të pasqyrohen llojet e vendimmarrjes bërë nga Agjencia. Sikurse duhet të evidentojmë të gjitha vendimmarrjet që janë bërë të mbivendosura gjatë viteve mbi pronat", tha ajo.

Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)