TIRANE - Vetëm 33 subjekte kanë përfituar vitin e kaluar nga fondet buxhetore, të caktuara të kalojnë në favor të familjeve të ish-pronarëve. Listën e subjekteve të shpronësuar, që, pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të kërkesave të tyre, përfituan nga fondi i kompensimit në të holla për vitin 2012, e ka publikuar ditën e djeshme Agjencia e Pronës.
Lista është e shoqëruar edhe me të dhënat përkatëse për subjektin e shpronësuar dhe përfaqësuesin me prokurë, numrin dhe datën e vendimit me të cilin ka aplikuar dhe numrin e dosjes.
Në mars të këtij viti u njoftua zyrtarisht se në muajin prill Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të niste procesin e kompensimit fizik të ish-pronarëve. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi e bëri të ditur këtë gjatë mbledhjes së grupit të punës që monitoron ecurinë e strategjisë së pronave. Deri tani kthimi e kompensimi kanë ecur me hapa shumë të ngadaltë.
Lista e përfituesve në Shqiptarja.com
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com