Akord mes Elliott dhe Louis Viutton, njeriu i dytë më i pasur në botë gëzon tifozët e Milanit

Milan po kalon në një fazë tranzicioni e cila ngjan me atë të Interit pak vite më parë, por ashtu si te zikaltërit edhe te ‘djalli’ duket se ka shpresë në fund të tunelit. Shpresa quhet Bernard Arnault, pronari i markës së njohur të veshjeve Luois Viutton, i cili sipas raportimeve në Itali është shumë afër blrerjes së klubit kuqezi.

Gazeta ‘La Repubblica’ ka kohë që këmbëngul se marrëveshja do të bëhet shumë shpejt’. Madje sipas saj palët kanë rafitikuar një para dakordësi ku janë parë edhe parametrat financiarë, si borxhet e tjetër. Ndërkohë ajo që e rrit më shumë dozat e optimizmit është një status në rrjetet sociale i gazetarit Luca Serafini, i cili në Itali njihet për lidhjet e ngushta me Milanin.

Ai shkruan: “Akord mes Elliot, kompanisë që ka aktualisht Milanin dhe Louis Viutton. Rafitikimi do të vijë me aprovimin e projektit për stadiumin e ri.”

Sinjalet vijnë nga të gjithë drejtimet pasi një nga menaxherët e Lille në Francë, klub që gjithashtu drejtohet nga Elliot, ka deklaruar: “Elliot te Lille do të vazhdojë të investojë pasi ka fituar shumë para nga plusvalencat e lojtarëve dhe jemi mes 3-4 klubeve më të mëdha për përfitime dhe arkëtime në transferime lojtarësh.”

Në ditët në vijim pritet të reja interesante për këtë lëvizje, por duhet theksuar se pronari i kompanisë Louis Viutton, Bernard Arnault, është njeriu i dytë më i pasur në botë me rreth 100 miliardë euro pasuri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta

Kryetarit të Komunës së Strugës i konfiskohet pasaporta