AKP: Farmacistët në provim
shtetit në datën19 prill

AKP: Farmacistët në provim<br />shtetit në datën19 prill
Farmacistët pritet të japin provimin e shtetit në datën 19 prill. Agjencia Kombëtare e provimeve bën me dije se është vendosur që sezoni i posacëm për farmacistët të zhvillohet në 19 prill.

“Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të farmacistit, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të farmacistit do të zhvillohet në datën 19.04.2017, ora 09.00”,- thotë Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: - letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); - kopje të Kartë ID ose Pasaportë; - faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të AKP) sipas herës së pjesëmarrjes; - në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:  Ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi; ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, Gjermani 0-0 Danimarkë

DIREKT, Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, Gjermani 0-0 Danimarkë