Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe të gjitha forumet e Aleancës Kosova e Re, mbështesin veprimet e ndërmarra nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila,
respektivisht, vendimin për vendosjen e tarifës prej 35 % në importin e çimentos, i cili është kritikuar, jo pak, javëve të fundit, thuhet në një komunikatë të AKR-së. Sipas saj, mbrojtja e investitorëve në përgjithësi dhe prodhimeve vendore është një virtyt i çdo politikani të sinqertë dhe se masa të tilla, ndërmerren në të gjitha vendet demokratike, ku mbretëron interesi i mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.
/rg/shqiptarja.com/