AKR shkarkon inicuesin e mocionit deputetin Emin Gërbeshi

AKR shkarkon inicuesin e mocionit deputetin Emin Gërbeshi
Emin Gërbeshi, ai i cili inicoi mocionin kundër vendimit të ministres Mimoza Kusari-Lila, për 35 për qindëshin e tarifës për çimenton u shkarkua menjehere pas seances se sotme.

Këtë e bënë të ditur Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate të dërguar medieve.

“Në mbështetje të kompetencave dhe përgjegjësive të parapara me Statutin e Aleancës Kosova e Re, neni 30 dhe 31, dhe në konsultim me kryesinë e ngushtë të partisë, për shkak të mosrespektimit, në vazhdimësi, të Statutit dhe të parimeve programore të AKR-së, mosrespektimit të qëndrimeve të Grupit Parlamentar, ofendimeve dhe shpifjeve publike dhe të vazhdueshme ndaj kolegëve marr vendim për përjashtim të z.Emin Gërbeshi, nga Aleanca Kosova e Re”, thuhet në njoftim.

“I njëjti përjashtohet edhe nga Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re. Obligohet Kryetarja e Grupit Parlamentar të ndërmarrë procedurat për zëvendësimin në Komisionet Parlamentare të Kuvendit të Kosovës”, vazhdon njoftimi.

Deputeti i AKR-së, Emin Gerbeshi para disa ditëve kishte kritikuar ashpër ministren Mimoza Kusari-Lila për vendimin për t’i vënë taksë të lartë doganore çimentos nga Shqipëria. Nëse ministrja nuk e tërheqë vendimin antikombetar, ai ka thënë se nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa Kusari-Lila të shkarkohet.

Kryeministri Thaci dje ka ftuar poziten te dali jashte, nder ta edhe inicuesin e mocionit Emin Gerveshin. Sipas gazetarit të shqiptarja.com, Thaci dhe deputetet e pozites kane diskutuar ne holet e Kuvendit dhe e kane shikuar seancen nga jashte.
Si dje, ashtu edhe sot dështoi mocioni ndaj Ministres se Tregtisë dhe Industrise, Mimoza Kusari-Lila për shfuqizimin e vendimit për taksën 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës, sepse PDK, AKR dhe komunitetet kishin ikur nga Kuvendi. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete