/ATSH-Z.Tosku/-Ne muajin Janar ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja 8 dhjetorit të vitit të kaluar, mes qeverisë shqiptare dhe agjencisë britanike "Quality Assurance Agency for Higher Education" për akreditimin e universiteteve publike dhe private në vend.

Zv/drejtori i kompanisë "QAA" Dr. Stephen Jackson tha për televizionin top channel se "Agjencia e Sigurimit të Cilësisë vlerson cilësinë dhe standardet për edukimin e nivelit të lartë në Britaninë e Madhe. Kërkimi nga qeveria shqiptare e sjelljes së ekspertizës sonë në vlerësimin e procesit të akreditimit në Shqipëri do të behët mbi bazën e një metodologjie. Metodologjia jonë në këto vlerësime lidhet me të siguruarit, se institucionet arsimore përmbushin standardet për të qenë institucione të arsimit të lartë. Këtë, ne e bazojnë në një mori dokumentesh, të cilat përcaktojnë se cilat duhet të jenë standardet. Ekipet tona kontrollojnë që të tilla standarde përmbushen dhe aplikohen nga të gjitha universitetet. Ministria shqiptare e Arsimit ka kërkuar prej nesh të dorëzojmë raportin e parë, deri në fund të këtij viti akademik".

Nga ana tjetër, Jackson ka nënvizuar se "çështja parësore në këtë proces është angazhimi i të gjitha universiteteve në tësi dhe cilësia në arsim sipas tij është thelbësore, në mënyrë që publiku të ketë besim në sistemin e arsimin e lartë. Dhe më pas për të ditur se diplomat e marra janë të respektuara dhe të njohura".
"Quality Assurance Agency for Higher Education" është themeluar në vitin 1997 dhe ofron prej vitesh shërbimin e saj në fushën e monitorimit dhe akreditimit të cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë.

Ndërsa zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbian Mazniku nenvizoi  për televizionin top channel se" rezultatet do të shpallen në korrik, pa filluar viti tjetër akademik, në mënyrë që njerëzit kur të bëjnë zgjedhjet e tyre për vijimin e shkollës t'i kenë më të qarta informacionet".