Aksi Korçë-Polenë në gjendje të amortizuar, banorët: Shteti të ndërhyjë për këtë rrugë

Aksi rrugor Korçë - Polenë prej vitesh është lënë jashtë vëmendjes dhe dorës së investimeve. Një rrugë lidhëse e katër fshatrave me qytetin e Korçës, e cila ndodhet në gjendje tërësisht të amortizuar. Gropa në çdo pjesë të saj, gjë që sjell apelin e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve. Sipas tyre, situata është alarmante pasi dëmet e shkaktuara janë të mëdha dhe të papërballueshme nga drejtuesit e mjeteve të cilët çdo ditë e përshkojnë këtë aks rrugor.

Rruga në këtë gjendje që është tani, po bën 25 vite. Makinat shkatërrohen, uji mban, kur bien shira shumë, bëhen përmbytje, uji ikën nëpër rrugë. 25 vite nuk është vënë dorë. Apeli im, të rregullohet rruga, të bëhen investime, makinat të mos dëmtohen, njerëzit të ikin mirë. Kjo s’është normale fare. 

Drejtues automjeti

Krahas gjendjes së amortizuar të rrugës, ajo ç'ka tërheq vëmendje është edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore. Këta faktorë janë kthyer në burim aksidentesh, kryesisht në orët e vona të natës ku drejtuesit nuk orientohen plotësisht gjatë qarkullimit. 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!